Vjosa Pllana pas ndarjes nga Unikkatil nis një lidhje të re dashurie?
Pas shumë spekulimeve që pasuan ndarjen e saj nga reperi Unikkatil, emri i Vjosa Pllanës është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Vjosa Pllana ka nisur një lidhje të re dashurie.
Sipas të njëjtave burime, redaksia ka siguruar pamje nga një veturë, ku Vjosa shihet në shoqërinë e një mashkulli, duke nxitur aludime për një romancë të re.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Vjosa Pllana apo personi që shihet me të, dhe identiteti i tij nuk është bërë publik.
Mbetet të shihet nëse protagonistët do të reagojnë ndaj këtyre raportimeve ose do të sqarojnë natyrën e marrëdhënies së tyre./Indeksonline/

