17:37 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aktorja e njohur elegante në premierën e filmit, por ‘harron’ të vesh sytjena

Natalie Portman ka shkëlqyer në premierën e filmit të saj më të ri ‘Vox Lux in LA’ gjatë të mërkurës në Los Angjelos.

Aktorja e njohur është paraqitur elegante në një kostum të zi, por ajo që binte në sy ishte edhe theksimi i pjesës së gjoksit nga aktorja e cila si duket kishte ‘harruar’ të vesh sytjena, shkruan Indeksonline.

Fituesja e çmimit Oscar ishte në elementin e saj, derisa e buzëqeshur dhe në formë të jashtëzakonshme, dukej impresive.

Ndërsa, aktorja amerikane luan rolin e një ylli të pop muzikës, në filmin ‘Vox Lux’./Indeksonline/