15:18 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aktorja e “O Sa Mirë” punësohet në RTK

Aktorja nga Shqipëria, Arjola Demiri ka nisur një përvojë të re profesionale.

Përpos aktrimit, ajo ka filluar edhe zyrtarisht punën në Radio Televizionin e Kosovës.

Arjola, e njohur në serialin “O Sa Mirë” si Çbanja, do të udhëheq një emision për fëmijë.

Ndryshe, aktorja nga Tropoja kohëve të fundit ishte pjesë edhe e disa projekteve dramaturgjike në Kosovë. /Indeksonline/