75 Mall Live Search
16:40 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / AR

Travis Kelce dhe Taylor Swift vendosin rregull të rreptë për “dhuratat” e dasmës

Miku i Travis Kelce zbulon rregullin e rreptë për dhuratat që ylli i NFL dhe Taylor Swift kanë vendosur për dasmën e tyre.

Ylli i NFL, George Kittle, ka treguar se Travis Kelce dhe Taylor Swift kanë vendosur një rregull të rreptë “pa dhurata” për dasmën e tyre, transmeton Indeksonline.

Thuhet se ceremonia e tyre do të zhvillohet pas vetëm disa javësh, me një pritje të madhe në Madison Square Garden në New York City, e cila do të përfshijë rreth 1,000 të ftuar.

Mes të ftuarve të famshëm pritet të jenë Selena Gomez dhe bashkëshorti i saj i ri Benny Blanco, supermodelja Karlie Kloss, Cara Delevingne, Zoe Kravitz, Ed Sheeran, Suki Waterhouse dhe, me gjasë, partneri i saj Robert Pattinson, si dhe motrat Haim – Este, Danielle dhe Alana.

Por Kittle, i cili tha se ai dhe bashkëshortja e tij Claire kanë marrë ftesë, u tha se çifti i famshëm nuk dëshiron që të ftuarit të shpenzojnë për dhurata luksoze.

Kur u pyet se çfarë do t’u blejë, Kittle tha: “Ata thanë absolutisht pa dhurata.”

Megjithatë, ylli i San Francisco 49ers shtoi: “Por po mendoja se Travis, për disa arsye, i pëlqejnë monedhat e vjetra, kështu që mund t’i blej një të tillë. Tingëllon e shtrenjtë.”

Kur u pyet nëse kishte ndonjë urim për dasmën, Kittle tha: “Thjesht kaloni shumë mirë me gjithë miqtë tuaj.”/Indeksonline/

Taylor Swift joined Travis Kelce (left) alongside Claire Kittle, George Kittle, Greg Olsen and Talbot Olsen (L-R) at Tight End University this week