15:37 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / B O

Aktorja kosovare do jetë pjesë e Festivalit të Filmit në Moskë, me rolin e saj në një film turk

Shkumë qumëshi i ëmbël“, ky është titulli i një filmi prestixhioz turk që pritet të thyej kufijt e suksesit. Pjesë e këtij filmi do të jetë edhe kosovarja e famshme, Arbnora Ademaj.

Filmi është bashkëprodhim turko-amerikan ndërsa pjesë e filmit është edhe aktori iranian, Rojin Altin.

Skenari është shkruar nga Olgun Özdemir, Yağmur Türkan Caner dhe Zahid Çetinkaya.

Ky film me protagoniste Arbnora Ademaj do të jetë pjesë e Festivalit të 44-të Ndërkombëtar të Filmit në Moskë./Indeksonline/