21:22 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Aktorja me urim emocionues për të bijën: Për ty do shpikja fjalën prej fillimit.. (Foto)

Ema Andrea dhe Sara Kapo kanë një raport aq të mirë me njëra-tjetrën sa duken si dy shoqe të ngushta, jo vetëm si nënë e bijë. Fotot e tyre së bashku në rrjete sociale janë të shpeshta ndërsa Sara e quan artisten edhe si idhull të saj.

Sara sot ka ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte një urim nga Ema e cila i ka prekur të gjithë me postimin e saj dhe fjalët e përzgjedhura.

Ky është urimi i aktores për të bijën:

“Per ty do shpikja fjalen prej fillimit, do zbuloja ngjyren e qiellit e peshen e tokes do e
mbaja mbi shpine. Per ty do shpikja dimensionin e perjetshem pa kohe e pa hapesire!
Per ty do shpikja gjymtyre e lekure e zemer faren e lulen e boten nga e para do e beja!
Mundem vec te pelulem mirenjohese per ekzistencen tende! E vogla ime ti! Dashuria lindi
me ty dhe kaq mjafton per te ecur zbathur ne token e frikes! 24 vjet me pare lindi nje
Diell!”, shkruan Ema Andra.