23:42 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Aktorja padit presidentin Trump për shpifje

Aktorja pornografike Stormi Daniels që pretendon se ka pasur një lidhje me presidentin amerikan Donald Trump ka ngritur sot në gjykatën Federale në New York padi për shpifje ndaj presidentit amerikan.

Daniels padinë e ka ngritur për shkak se Trump në Twitter  e hodhi poshtë skicën të cilën Daniels pretendon se portretizon një njeri që e kërcënoi atë në vitin 2011 për të heshtur pasi që më herët kishte një marrëdhënie seksuale me Trump, shkruan Asociated Press.