21:00 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / AR

Aktorja shqiptare flet për humbjen e binjakëve: Dhimbje që jeton me mua

Në mars të këtij viti, aktorja e humorit, Delinda Disha, tregoi për humbjen e binjakëve, përmes një postimi në Instagram.

Në një “pyetje-përgjigje” me ndjekësit e saj, ajo ka folur përsëri rreth shtatzënisë së atëhershme, duke na rikujtuar dhe njëherë se njerëzit zakonisht zgjedhin të tregojnë vetëm ngjarjet e mira dhe të lumtura në Instagram.

Dikush e pyet “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”

“Nuk e kam kaluar fare mirë. Vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2.”

Aktorja shton se “jeta vazhdon” dhe se ajo ka “Dasantinin (të birin, 5 vjeç), Eldon (bashkëshortin), familjet dhe motrat”.

“Këta njerëz kanë nevojë për mua dhe dashurinë që u fal unë.”

Ndoshta njerëzit e harrojnë herë pas here, por jeta e vërtetë nuk është një shkrepje fotoje në Instagram dhe të përçosh vuajtjet dhe dhimbjet e tua përmes një platforme online, nuk është gjithnjë e lehtë për t’u bërë.

Thënë këto, nuk do të thotë se “situata kalohet lehtë”, përsa kohë që nuk është e pranishme në Instagram.