13:33 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / V R

Aktorja shqiptare thyen heshtjen, flet për lidhjen me futbollistin kosovar

Disa muaj më parë lidhja mes aktores shqiptare, Anna Lika dhe futbollistin Amir Rrahmani, ishte titulli kryesor në mediat rozë.

Çifti pranoi në heshtje romancën pasi u kapën “mat” nga ndjekësit, hërë nga fotot në të njëjtin vend e herë nga rrobat e njëjta që shkëmbenin.


Por pak kohë më parë Albeu.com vuri re se dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin ne rrjetet sociale dhe këtu lindën dyshimet se mund ti kenë dhënë fund lidhjes.

E ftuar së fundmi në “Abc e Pasdites” për të promovuar emisonin e saj “Gladiatorët që do të filloj së shpejti në të njëjtin televizion, aktorja është ngacmuar nga moderatori edhe për Amirin.


“Je lakuar edhe për gladiator futbollist, a ka ndonjë të vërtetë në këto muajt e fundit, që ke qenë në një lidhje?”, u pyet aktorja.

“Unë jam një vajzë single, kam qenë gjithmonë dhe do të jem”, ka thënë Anna duke treguar njëherë e mirë se lidhja me futbollistin ka marrë fund.