20:28 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Akuza të rënda ndaj yjeve të Realit në Instagram, Ramos e ”pëlqen” postimin

Aktiviteti i Sergio Ramos në rrjetet sociale është interesant për t’u përcjellur.

Real Madridi pësoi humbje zhgënjyese në ”El Clasico” nga Barcelona, me rezultat të thellë, 1-5, ku Luis Suarez shënoi tre golësh.

Dhe debatet pas çdo humbje në futboll, e sidomos pas humbjes nga Barcelona, kanë filluar në internet, transmeton IndeksOnline.

Image: Instagram

Një llogari e emëruar, ”sergio_ramos_idol” ka drejtuar gishtin kah lojtarët si Thibaut Coutyois, Nacho, dhe Raphael Varane.

Dhe ky postim ishte ”pëlqyer” nga kapiteni i Real Madridit.

”Ok, mjaft është mjaft”, shkruhet në postim. ”Çfarë ishte kjo, çfarë????? A e dini se çfarë fanelle mbani ju? A e dini?”.

Image: Instagram

”Pse Courtois është portieri ynë? A e di ai se është portier apo çka? I padobishëm”, shkruhet në mes të tjerash./IndeksOnline/