14:36 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Akuzat për përdhunim kundër Ronaldos po e dëmtojnë edhe Juventusin

Gjatë kësaj jave, Cristiano Ronaldo është akuzuar nga një grua se ylli portugez e kishte përdhunuar atë në vitin 2009 në Las Vegas.

Këto akuza janë mohuar nga Ronaldo. Por për këtë ishin shprehur të shqetësuar sponsorët e tij si NIKE dhe EA Sports, transmeton Indeksonline.

Nga kjo situatë nuk shpëtuar as Juventus pa u dëmtuar. Që nga momenti kur u akuzua Ronaldo, ekipi italian ka pësuar rënie të vlerës për 87 milion euro.

Gjatë këtij viti portugezi u përball me akuza për ikje të taksave në kohën kur ishte në Real Madrid, ku edhe u shpallë fajtor. /Indeksonline/