08:30 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Akuzon dashnorin e gruas, fiton 8.8 milionë dollarë

Një gjyqtar në Karolinën e Veriut urdhëroi një burrë të paguante 8.8 milionë dollarë dëmshpërblim ndaj burrit, me gruan e të cilit kishte fjetur.

Keith King paditi dashnorin e gruas së tij për shkatërrimin e martesës së tij “të lumtur”.

Ai u martua me Danielle Swords në vitin 2010 dhe së bashku kanë një fëmijë, transmeton ksp.

Në vitin 2015, King gjeti mesazhe të dyshimta të shkëmbyera nga gruaja e tij me Francisco Huizar III.

Me kalimin e kohës, tradhtia e saj shkatërroi martesën e tyre dhe Daniel huazoi një banesë në vitin 2017. King shkoi në këtë apartament, duke menduar se jetonte vetëm, por aty gjeti Huizar.

Në një padi private të ngritur në prill të atij viti, King paditi Huizar, se ai nuk ishte me fat, pasi ligjet “homewrecker” ende ekzistojnë në gjashtë shtete amerikane: Hawaii, Karolina e Veriut, Misisipi, New Mexico, Dakota e Jugut dhe Utah.