09:18 / E Martë, 30 Qershor 2020 / C E

Alaba afër largimit nga Bayerni

Bayern Munichu këtë verë mund të mbetet pa mbrojtësin e saj, David Alaba, i cili po mendon seriozisht largimin nga kampionët e Bundesligës.

Arsyeja mendohet të jetë pasi ai është zhvendosur në qendër të mbrojtjes pasi vendin e tij në anën e majtë të mbrojtjes e ka marrë Alphonso Davisi.

Bayern Munichu, nga ana tjetër është shprehur i gatshëm për ta lënë atë të largohet, mirëpo me një kusht që është shifra prej 50 milionë eurosh.

Skuadrat, që kanë shfaqur interesim për të janë: Chelsea, Paris Saint Germain, Arsenal, Juventus dhe Barcelona. /IndeksOnline/