17:36 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Alarm në Francë për bombë, 2.000 të evakuuar

Rreth 2.000 turistë u evakuuan nga një vend kampimi në jug të Francës pas një alarmi të rremë mbi bombat, njoftuan autoritetet lokale.

Udhëheqësit e një prej vendbanimeve më të mëdha bregdetare pranë Perpignanit morën një telefonatë anonime për bomba, thanë autoritetet.

Dy mijë njerëz u evakuuan shpejt dhe 70 policë e xhandarë u dërguan në vendin e ngjarjes.

Thirrësi i anonim u identifikua më vonë dhe u ndalua.

“Bëhet fjalë për një francez, i cili nuk është mysliman. Ai ka përdorur kontekstin e një kërcënimi terrorist për hakmarrje ndaj gruas së tij”, thanë autoritetet lokale duke shtuar se gruaja nuk ishte në kamp gjatë evakuimeve.

Kampingu Arzelles-Sir-Mer, i konsideruar “kryeqyteti i kampingut”, mirëpret deri në 150.000 turistë vendas dhe të huaj gjatë verës.