Alarm për bombë pranë Bashkisë së Tiranës
Një valixhe e lënë pranë rrugës në Bashkinë e Tiranës ka dhënë alarmin për një bombë të mundshme.
Në pak minuta, policia ka rrethuar të gjithë zonën duke trembur edhe kalimtarët e rastit.
Mësohet se valixhia e dyshimtë është lënë mbi një kazan mbeturinash pas Sahatit të Tiranës.
Por pas kontrollit të valixhes nga blutë e Tiranës nuk është konstatuar asgjë brenda saj. /albeu.com/