10:12 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Alarmohet Ambasada amerikane në Irak, sulm me raketa në Zonën e Gjelbër

Tri raketa kanë rënë brenda Zonës së Gjelbër të Bagdadit të martën në mëngjes, afër Ambasadës amerikane.

Një reporter i BBC-së thotë se alarmet po jehinin në kompleksin e Ambasadës amerikane dhe folësit po u thonin atyre që ishin brenda që të strehoheshin, transmeton IndeksOnline.

Policia e Irakut i tha Reutersit se tri raketa Katyusha(Kaçusha) ranë brenda Zonës së Gjelbër, e cila strehon ndërtesa qeveritare dhe misione të huaja. Raketat u lëshuan nga rrethi Zafaraniyah jashtë Bagdadit, thanë burimet, duke shtuar se dy raketa ranë pranë Ambasadës amerikane.

Pasditen e 8 janarit, dy raketa u lansuan në Zonën e Gjelbër, disa orë pasi Irani nisi më shumë se një duzinë raketash në dy baza ushtarake irakiane që strehonin trupat amerikane.