Alarmohet policia, valixhe e dyshimtë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Një valixhe e dyshimtë ka alarmuar policinë e Tiranës. Valixhja e cila ndodhet pas bustit të Papa Gjon Palit II, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ka alarmuar policinë.
Valixhja dyshohet se përmban lënë plasëse. Ndërkohë që menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, nëse valixhja ka vërtetë lëndë plasëse, apo siç ndodh zakonisht që alarmi është i rremë.
Deklarata e Policisë
Më datë 24.06.2018, rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital njoftohemi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia antieksploziv për të kryer veprimet e mëtejshme./syri.net