11:22 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Alarmohet Roma pak ditë para ndeshjeve me Realin e Interin

Roma ka marrë një lajm të keq pasi që Kostas Manolas duket se e ka lënduar kyçin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes së Greqisë kundër Finlandës.

Mbrojtësi startoi mbrëmë në ndeshjen kundër Finlandës në Athinë, por ai doli nga fusha duke çaluar pasi që ndiente dhimbje në kyçin e djathtë.

Raportet fillestare thonë se bëhet fjalë për një ndrydhje, por analiza tjera pritet të bëhen për ta vërtetuar gjatësinë e lëndimit.Roma pritet të udhëtojë në Udinese javën që vjen, kurse pastaj pret Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe Interin në Stadio Olimpico.

Kostas Manolas është shtylla e Romës, njeriu që kontribuon shumë në fazën defensive, dhe shihet si një ndër mbrojtësit më të mirë në Itali dhe Evropë, por Roma duhet të mundohet që t’ia dalë për pak ditë edhe pa grekun.

Temat: