12:17 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

E di mirë Manolas: Është e pamundur, Messi nuk ndalet

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas e di fortë mirë se do të jetë problem për ta ndalur yllin argjentinas, Lionel Messi.

Giallorosët do të përballen me Barcelonën të mërkurën në mbrëmje, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton IndeksOnline.

“Pep Guardiola ka të drejtë kur thotë se nuk ka asnjë mënyrë për ta ndalur Lionel Messin”, ka thënë Manolas.

Mbrojtësi grek, mendon se do të jetë shumë vështirë kundër gjigantit spanjoll.

“Edhe nëse mund ta ndalim atë, skuadra e Barcelonës ka 10 futbollistë tjerë”, shtoi mbrojtësi.

Tre vjet më parë, Barcelona fitoi 6 me 1 kundër Romës në Kataluni.

Greku u pyet poashtu edhe për favoritin e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

“Barcelona, Real Madridi dhe Manchester City, tri ekipet që kanë shumë shanse për ta fituar këtë kompeticion”, përfundoi Manolas./IndeksOnline/