09:16 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Alba Hoxha me këmbët përpjetë, Albi Nako i bën komentin epik

Këtë sezon në “Dance with me” marrin pjesë edhe dy aktorët shumë të dashur për publikun, Romeo dhe Donaldi të cilët çdo puntatë i bëjnë të qeshin spektatorët me humorin e tyre.

Njëri prej binjakëve, Romeo ka postuar sot një foto me Alba Hoxhën që ka tërhequr shumë vëmendjen.

Romeo shfaqet duke mbajtur Albën në ajër gjatë kërcimit të tyre.

“O babale qysh e beje ate stilin ti?!”, shkruan Romeo dhe i ka bërë tag Albit dhe Albës.

Në hapësirën e komenteve bie në sy komenti epik i Albi Nakos. “Kujdes me stilin se te heq ventilin, pune e mire”, i shkruan Albi.