18:00 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Alban Ramosaj konfirmon pjesëmarrjen në ‘Kënga Magjike’

Këngëtari Alban Ramosaj do të rikthehet në skenën e festivalit ‘Kënga Magjike’

Ai e ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin e këngës përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij të ‘Instagramit’, shkruan Indeksonline.

Përmes një imazhe ku këngëtari shihet i shtrirë ai ka bërë të ditur lajmin.

‘’Tu enderru se si do jete performanca e Kenges Magjike…’’, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.

Kujtojmë që Albani në vitin 2016 morri pjesë me këngën “Aurora” ku fitoj çmimin ‘Tendencë’./Indeksonline/

Temat: