16:49 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Albana, moderatorja e Top-Channelit, ia jep një dhuratë të veçantë Rita Orës (Video)

Moderatorja e njohur shqiptare, nga televizioni “Top-Channel”, Albana Osmani, gjatë konferencë për media në Prishtinë, ku prezentë ishte Rita Ora, tha disa fjalë tejet pozitive për këtë të fundit.

Madje, ajo ia dhuroi edhe një fanellë me logon “Ti je një lulediell” që i dedikohet fëmijëve shqiptar, të cilën Rita e pranoi me kënaqësi.

“Jeni një shembull shumë i mirë. Ka 1 vit që unë po përpiqem t’i ndihmojë fëmijët në Shqipëri e Kosovë përmes një fushate humanitare dhe duke të parë ty që na ke bërë krenare andaj faleminderit për personin që je dhe prezanton.  Kam sjellë një dhuratë që i është dedikuar fëmijëve të Kosovës”, ka thënë ajo, shkruan Indeksonline

Për më shumë, shikoni videon më poshtë: