23:03 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Albana Osmani falenderon Kosovën: BAC U KRY, mirënjohje 3 mijë kosovarëve

Edhe Kosova iu bashkua nismës humanitare ‘Ti je një luledielli’ të prezantueses shqiptare, Albani Osmani.

Mijëra kosovarë o solidarizuan dhe kontribuuan në këtë nismë, duke blerë bluzë, ku nga të hollat e grumbulluara u blenë paisje të nevojshme në QKUK.

“BAC U KRY.Mbyllet me sukses te plote fushata humanitare ne Republiken e Kosoves ! Mirenjohje 3 mije shqiptareve qe u veshen me humanizen permes kontributit te tyre duke blere bluzat me luledielli nga te cilat u perfitua fondi prej 60 mije eu me te cilin cent per cent u blene te gjitha pajisjet Spitalore te munguara ne pavionin e Onkohematollogjise ne QKUK ,Prishtine”, shkruhet në njoftimin e faqes ‘Ti je një luledielli’.

Kësaj nisme iu bashkuan jo vetëm qytetarë të shumtë, por edhe institucionet shtërore, organizatat ndërkombëtare, kompani e ndërrmarrje të suksesshme.

“Tashme ne pavion per here te pare ne historine e ketij spitali po kryhen analiza permes aparaturave te blera qe jane jetesore per jeten e femijeve.. Cdo nevoje qe ishte imediate u plotesua, fale jush dhe Zotit qe na drejtoi ne cdo hap ! Luledielli e Femijeve tashme ne Shtetin e dyte Shqiptar fluturoi ne misionin e madh nga zemrat e te gjitheve”, shkruhet më tej në njoftim.

Ndryshe fushata e tretë shumë shpejtë do të përmbyllet edhe në Maqedoni. /Indeksonline/