09:20 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Albana Osmani fluturon me “Air Albania”, përjeton emocion të veçantë

Ka pak ditë që aviacionit i është bashkangjitur edhe “Air Albania”.

E që në fluturimet e para, prezantuesja e njohur Albana Osmani ka zgjedhur që të jetë pjesë e tij.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shihet së bashku me stuardesët  e “Air Albania”.

“Fluturo Shqipe ?? krenare te jem pasagjere e Air Albania sot !Ku sapo ngjit shkallet te thone stuardeset : Mirëmëngjes! Emocion i vecante .. Nderkohe ne kete udhetim sebashku jane shume personaliteteve te nderuar te medias dhe televizionit qe nisim kete fluturim drejt Stambollit me avionin e pare Shqiptar . Dhe gezoj shume qe historia po rregjistrohet ne nje forme edhe me te vecante ,pasi shume prej pasagjereve kane veshur dhe bluza me luledielli ne mbeshtetje te femijeve te cileve u takon e ardhmja dhe shume Avione te tjere Air Albania, qe urojme ti cojne ne destinacionet e endrrave te tyre kudo , pa harruar token mëmë!” ka shkruar Albana./Indeksonline/

Temat: