08:00 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Albert Bunjaki shumë pranë ta marrë drejtimin e klubit të njohur

Albert Bunjaki është pranë angazhimit në ligën elitare të shtetit turk.

Ish-trajneri i përfaqësueses së Kosovës pritet të drejtoj skuadrën e rikthyer në elitë, Rizespor.

Kështu së paku bëjnë të ditur mediat turke, të cilat i referohen burimeve të veta brenda klubit, shkruan Telegrafi. transmeton IndeksOnline.

Madje, ato shkojnë më tutje sa që e bëjnë punë të kryer angazhimin e trajnerit e 47-vjeçarit, që punon dhe vepron në Suedi.

Image result for ALBERT BUNJAKi

İbrahim Uzulmez, ish-futbollisti i Besiktasit, është trajner i ekipit dhe duket se së shpejti do të shkarkohet.

Theksojmë se pjesë e klubit të famshëm të Turqisë tashmë janë edhe dy lojtarë të përfaqësueses sonë, sulmuesi Vedat Muriqi si dhe portieri, Samir Ujkani.

Ndryshe, Rizespor pas katër xhirove të zhvilluara zë pozitën e gjashtëmbëdhjetë me vetëm dy pikë.