75 Mall Live Search
21:57 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Albert Bunjaku nesër prezantohet zyrtarisht si trajner i Feronikelit

Feronikeli ka gjetur shumë shpejtë pasardhësin e trajnerit Dejan Vukiçeviq.

Vetëm 1 ditë pasi malazezi u shkarkua nga detyra, kampioni aktual ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajneri Albert Bunjaku.

Ndonëse presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj i mohoi negociatat me Bunjakun, burime të Indeksonline bëjnë të ditur që ish trajneri i Kosovës nesër do të prezantohet zyrtarisht si shef i shtabit teknik te ‘Nikli’.

Kjo do të jetë hera e parë që 48 vjeçari do të udhëheq një skuadër në Superligë.

Ai ishte selektor i Kombëtares së Kosovës për 8 vite, nga 2009 deri më 2017. /Indeksonline/