14:38 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Albian Ajeti gjithnjë e më afër Premier Ligës

West Ham janë afër përfundimit të një marrëveshje prej 8 milion £ për sulmuesin e Bazelit, Albian Ajeti.

Ajeti, 22 vjeç, shënoi 15 gola në 35 ndeshje për skuadrën zvicerane sezonin e kaluar dhe ishte pjesë e skuadrës së Zvicrës që garoi në turneun e Ligës të Kombeve në fund të sezonit të kaluar.

West Ham ka shpenzuar tashmë një rekord klubi 45 milion për ish-sulmuesin e Francës nën 21 vjeç, Sebastien Haller këtë verë.

Parashikohet që sulmuesi meksikan Javier Hernandez do të mbetet në Stadiumin e Londrës ndërsa Andy Carroll është larguar./Indeksonline/