Kurti e falë për fyerje Aida Dërgutin, por ja çfarë i thotë përmes letrës
Albin Kurti ndonëse e kishte të pamundur të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, u është drejtuar me një letër delegatëve.
Ai ka folur për situatën në të cilën po kalon Vetëvendosje.
Pa e përmendur nuk e ka lënë as bashkëpartiakën e tij, Aida Dërguti e cila ka fyer atë në një bisedë të realizuar brenda anëtarëve të këtij subjekti.
“Nuk është problemi të fyerja që ka bërë Aida. Jo të fjalët që ka përdorur. E fali sikur edhe të mos më kishte kërkuar falje. Personalisht, ajo nuk më ka kurrëfarë borxhi mua. Jam çuditur dhe zhgënjyer për qasjen për dëshirën për arrestimin që mu bë. Thelbi nuk është fjalori i saj por kjo ndjenja armiqësore dhe komunikim tinëz. Aida nuk hyn as në 50 aktivistët e VV’së që kamë pasur mospajtime. Ajo nuk është fajtore. U mashtrua”, ka shkruar Kurti në letrën, e cila është lexuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
/Indeksonline/
Albin Kurti dërgon letër nga burgu, pas përplasjeve në Vetëvendosje