Albin Kurti pas fitores: Do të takohemi dhe do të bashkëpunojmë me opozitën
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit.
Para përkrahësve të partisë, lideri i saj, Albin Kurti, është zotuar se në periudhën e ardhshme do të bashkëpunojë me subjektet e tjera politike në vend.
“Në javët në vijim do të komunikojmë, do t’i takojmë dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike në Republikën e Kosovës, sepse ne e kemi para së gjithash dhe mbi të gjitha interesin publik, vullnetin e përgjithshëm dhe Republikën sovrane e të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejmë me devotshmëri”, ka deklaruar Kurti. /IndeksOnline/

