13:59 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Albin Kurti e nis fushatën, shihet në Stubëll me kandidatin për president

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, me një pjesë të anëtarëve të partisë sot ka shkuar në Stubëll të Vitisë për nder të festës së Krishtlindjeve.

Në këtë vizitë, Kurti është parë me ish-ministrat në Qeverinë e Hotitr, Rozeta Hajdarin dhe Arben Vitinë.

Gjatë vizitës në njërën nga shtëpitë që ka shkuar Kurti ajo se çka bien në sy është edhe prania e Nehat Idrizit, personit që ka shpallur kandidaturën për president.

Gjithashtu, në fotografitë shihet edhe kryetari i Vitisë nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti.