14:11 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kurti ftohet për raportim në Komisionin hetimor për pandeminë

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilin ka diskutuar në lidhje me planin e punës së këtij komisionit.

Kryetarja e komisionit Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se kanë vendosur të ftojnë një listë të personave që ishin përgjegjës për menaxhimin e pandemisë, ndër ta edhe ish-kryeministri Albin Kurti ish ministrat Arben Vitia dhe Uran Ismaili, ministri aktual i Shëndetësisë, Armend Zemaj e disa persona të tjerë.

“Është dakorduar përveç ministrit zotit Vitia që të ftohet edhe zoti Ismaili në raportim për situatën e lënë si dhe zoti Zemaj”.

“Lista është pastruar nga disa institucione p.sh KGJK-ja, prokuroria, kemi hezituat të thërrasim prindërit e Agon Musliut”.

“Janë ftuar ish-kryeministri Albin Kurti, Hykmete Bajrami në cilësinë e përgjegjëses paraprake, si dhe zyrtarëve të tjerë, sekretari i MSh-së, i Punëve të Brendshme, i Financave, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri etj”.

Kusari tha se buxheti për këtë komision është kërkuar të jetë mbi 17 mijë euro.