10:09 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti merr pjesë në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri”

Ka nisur akademia solemne “Faleminderit Shqipëri”,  e cila po mbahet në qendrën “BogdaniPolis”, te Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në mesin e politikanëve që po marrin pjesë është edhe lideri i LVV-së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Ndërsa në këtë akademi pritet të marrin pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

Akademia solemne po mbahet për të përkujtuar 21 vjetorin e mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999. /Indeksonline/