15:14 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti paralajmëron qeverinë e re, me Isa Mustafën

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka shkuar në shtëpi Isa Mustafës për një takim larg mediave. Kurti sapo është lajmëruar me një status në Facebook për takimin në fjalë.

Kurti paralajmëron një qeverisje të re dhe cilësore, pas takimin me Mustafën, shtëpinë e të cilit partia e tij dikur e sulmonte.

“Të gatshëm të koordinojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit të ndalen sa më shpejtë. Kosova si kurrë më parë ka nevojë urgjente për qeverisje të re dhe cilësore” shkruan Kurti në Facebook./Indeksonline/