09:48 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti – po deklaron fill pas intervistës super të qartë – edhe një herë më shumë – se po gënjen Amerika dhe Grenell!

Shkruan: Bardhyl Meta

Lartëmadhëria e tij, z Haki Abazi, deklaroi nnë T7,  pra ky zëdhënësi e myhibi i Albin Kurtit dhe z. Vjosa Osmani –  se z.Grenell, që është shef i FBI-së dhe CIA-s, përfshirë edhe 15 shërbimeve tjera Informative të SHBA-ve – “se z. Grenel, pra shefi në maje të të gjitha këtyre shërbimeve amerikane – s’qenka i informuar për plane për ndarje të Kosovës – por që, gjithherë ë sipas z. Kurtit, Haki Abazit dhe fatkeqësisht edhe Vjosa Osmanit – Kosovarët, duhet të informohen nga këta tre, se çfarë ka ngjarë në SHBA, dhe çfarë po donë SHBA-të për Kosovën”!

– Zoti i madh, na kurse dhe mbroje prej ahmakëve paranoik, prej karrieristeve që janë në gjendje me rreziku vendin, e shtetin e Kosovës siç janë, Albin Kurti, Haki Abazi dhe myhib tjerë, mashtrues ordiner, të cilët për poste, janë në gjendje me que në theqafje Kosoven e brishtë, me e qu n’gojë të ujkut, Rusisë e Serbisë – duke e lanë pa mbështetje të SHBA-ve!

Albin Kurti, Haki Abazi sikurse edhe ajo bija e jonë e LDK-ës që po ua mban ison politike këtyre dhe VV-së  –  po i thonë, Kosovës, mos i besoni SHBA-v!!!

Edhe pse, SHBA-të:

1.       Iu kërcënuan Serbisë me 23 Dhjetor 1992, se do ta luftojnë ushtarakisht, njëtrajtshëm, pra edhe pa ndihmën e NATO-s, nëse ngjanë sulm ushtarak ne Kosoven (Kërcënimi i Kërshëndellave, Georg Bush, Plaku)

2.       Çliruan Kosovën ne vitin 1999, kur vene ne lëvizje gjithë arsenalin ushtarak dhe bombarduan Serbine, pak edhe Kinen ne Beograd, dhe paralizuan Rusinë e Jelcinit!

3.       Kur, rindërtuan Kosoven, pas luftës e investuan ne te

4.       Kur e pavarësuan Kosoven, dhe etabluan ne arenën ndërkombëtare, me 100 e sa njohje nga vende qe as qe e dijshmi se ekzistojnë!

Paska, pra, nevojë Amerika, me gënjye dhe me u arsyetu – karshi Haki Abazit, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, e u dashka me i bind këta tre, që t’i besoje Kosova e Kosovarët SHBA-ve…!?

-Ja pse, janë nda rrugët mes LDK-es qe ka ne ADN lidhjen e shenjte me SHBAte, me VVne, sikurse qe duhet ndare rrugët e LDK-es, prej disa pak myhibëve (3-4), pa qofshin, edhe ne LDK!

Zoti e bekoftë Amerikën!