16:45 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Albin Kurti takohet edhe me ambasadorin zviceran në Kosovë

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka pritur në takim ditën e 10 tetorit ambasadorin zviceran, Jean-Hubert Lebet.

Kjo është bërë e ditur nga një komunikat nga Lëvizja Vetëvendosje, ku siç thuhet Jean-Hubert Lebet e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor.

“Z. Jean Hubert Lebet e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për fushatën që adresoi me sukses shqetësimet e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Në fund të takimit, thuhet se të dy janë dakorduar që të ketë kontekte dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen.

“Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë shtetndërtimi demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimi ekonomik për punësim dhe ndryshimet aq të nevojshme në shëndetësi, arsim, e kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë.

Në mbyllje të takimit, u shpreh interesimi për kontakte dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen”./IndeksOnline/