20:23 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Albin Kurti takohet me kryeparlamentarin e Turqisë

Kryetari i Parlamentit të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, priti në një takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe delegacionin e tij shoqërues, raporton Anadolu Agency.

Takimi u realizua në dyer të mbyllura në zyrat e kryeparlamentarit turk në Ankara.

Më herët, Albin Kurti është takuar edhe me shefat e grupeve parlamentare të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) dhe Partisë Republikane Popullore (CHP).

Kurti gjatë takimeve të tij, ndër të tjerë, është shoqëruar nga deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli, si dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. /IndeksOnline/