12:43 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kurti takon ministrin e Qeverisë “Haradinaj”

Albin Kurti e ka takuar ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Rasim Demirin.

Përfaqësuesi i koalicionit “Vakat” ka dalë i katërti në Prizren dhe për Kurtin ky është sukses i madh për ta.

“Koalicioni “VAKAT”, ka korrur rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit. Në Prizren kanë dalë të katërtit, menjëherë pas LVV-së, PDK-së e LDK-së. Në legjislaturën e shtatë do t’i kenë dy deputetë. Me z. Rasim Demirin u takuam sot dhe ia uruam suksesin njëri-tjetrit. Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat socio-ekonomike e politiko-institucionale të shtetit të Kosovës e të Qeverisë sonë të re” shkruan Kurti në Facebook./Indeksonline/