19:56 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Albin Kurti takon politikanë gjermanë në Berlin, flasin për tema të ndryshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje është duke qëndruar për vizitë në Gjermani, përcjellë Indeksonline.

Në kuadër të kësaj vizite ai është takuar me disa deputetë e me drejtues të instituteve të ndryshme në kryeqytetin gjerman.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se me gjermanët kanë folur për situatën politike e sociale në Kosovë, për dialogun, për zhvillimin ekonomik e për çështje të tjera.

Postimi i plotë i Kurtit:

Në kuadër të vizitës sonë në Berlin sot në Reichstag takuam deputetin e CDU-së, z. Peter Weiß, pastaj deputetin e SPD-së në Parlamentin Evropian, z. Knut Flekenstein, Këshilltaren në SPD, znj. Kathrin Bosse-Steinweg, Drejtorin e Zyres Ndërkombëtare të CDU-së, z. Bertil Wenger, si dhe drejtues të instituteve të ndryshme në Berlin, si të Këshillit Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), të Aspen Institute e të Qendrës për Ndërmjetësim Integrues (CSSP).

Besniku, Mevlydja, Xhaviti dhe unë, biseduam hapur e qartë me miqtë gjermanë për marrëdhëniet bilaterale, për situatën politike dhe gjendjen sociale në Kosovë, për raportet dhe dialogun me Serbinë, për nevojën për zhvillim ekonomik përmes investimeve që gjenerojnë vende pune në Kosovë si dhe për drejtësi gjyqësore që ndal e spraps krimin dhe korrupsionin.

Na dëgjuan me vëmendje dhe shprehën interesimin për komunikim të vazhdueshëm e takime të mëtutjeshme me Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting and indoor