19:44 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Albin Tahiri bën paraqitje fantastike në Slloveni

Skitari Kosovar, Albin Tahiri ka bërë një paraqitje shumë të mirë në garën që u zhvillua në Krvavec të Sllovenisë.

Ai arriti të grumbulloj 77 pikë gjithsej në disiplinën e Sllallomit të madh (GS), shkruan Indeksonline.

Ai kishte startuar nga pozita e 110 derisa garën e përfundoi në pozitën e 39-të.

Tahiri është skitari i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike dimërore që u zhvilluan në Korenë e Jugut vitin e kaluar. /IndeksOnline/