08:47 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Albin Tahiri: Do të jetë moment historik për mua dhe Kosovën (Foto)

Atleti i vetëm nga Kosova që do të marr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, Albin Tahiri ka folur për mediat e huaja.

Ai përmes kësaj interviste ka treguar gjithçka sa i përket sportit të tij dhe pjesëmarrjen historike të Kosovës në këtë kompeticion, transmeton IndeksOnline.

Szymon Frackieëicz (gazetari polak): Le ta fillojmë këtë me karrierën tuaj. Si keni filluar aventurën tuaj si alpin dhe në ski?

Albin Tahiri: Fillova të shkoj në ski kur isha 7 vjeç. Duhet përmendur që unë jetoj në Slloveni, aty ku skija dhe alpinizmi është shumë popullor. Pra, ishte një zgjedhje e lehtë. Babai më afroi te një klub lokal dhe kështu filloi gjithçka.

Gazetari: Vitin e kaluar ju keni filluar në Kampionatin Botëror në Sank Mortiz. Si e kujtoni këtë?

Tahiri: Mortiz ishte mahnitse . Ndoshta do të jetë eksperienca më e mirë në jetën time, përvec Olimpiadës së këtij viti. Organizimi ishte në një nivel të lartë, atmosfera ishte fantastike. Me të vërtetë, ishte një eksperiencë e paharruar.

Gazetari: Jemi vetëm një muaj larg Lojërave Olimpike në PyeongChang. Ju jeni kosovari i parë që e përfaqësoni vendin tuaj. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Tahiri: Do të thotë shumë për mua. Unë ende nuk e kuptoj këtë, sepse është një gjë kaq e madhe që po bëjë për vendin tim. Do të jetë një moment historik për mua dhe për gjithë vendin.

Gazetari: Qëllimet tuaja për Olimpiadën?

Tahiri: Për qëllimet unë do të përgjigjem kështu: ky është një sport në natyrë ku mund të ndodhë gjithçka. Rezultatet përfundimtare varen nga shumë faktorë, nga kushtet e mira të motit, ski të shpejta pa gabime. Unë vetëm do ta bëjë më të mirën, t’i bëjë njerëzit krenarë dhe të shpresojnë për të mirë.

Gazetari: Si janë shanset e zhvillimit të olimpizimit në Kosovë?

Tahiri: Ne kemi shumë për të punuar në mënyrë që të jemi afër më të mirëve. Por gjithsesi, duhet të fillojmë diku dhe ky është vetëm fillimi. Unë mendoj se kemi një të ardhme të ndritshme.

Gazetari: A ka ndonjë vend të mirë për ski në Kosovë? Kam dëgjuar për Brezovicën!

Tahiri: Në Kosovë ka disa shtigje të mira, përveç Brezovicës, që përmendet. Ka disa shtigje të mëdha edhe në qytetin e Pejës, në Brod. Ekziston edhe një qendër tjetër quajtur Dragash. Unë do të rekomandoja Brezovicën./IndeksOnline/

WENGEN,SWITZERLAND,10.JAN.18 – ALPINE SKIING – FIS World Cup, downhill training, men. Image shows Albin Tahiri (KOS). Photo: GEPA pictures/ Mario Kneisl