11:50 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Albumi i shqiptares Ava Max i dyti më i dëgjuari në botë për momentin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka publikuar pak ditë më parë albumin e saj më të ri me titull “Diamonds & Dancefloors”.

Albumi i zhanrit ‘dance’ dhe ‘pop’ është pritur mirë nga publiku dhe menjëherë është ranguar lart në top listat ndërkombëtare.

Aktualisht, albumi i artistes me origjinë nga Shqipëria është i dyti më i dëgjuar në nivel global.

Në shërbimet e transmetimit të muzikës si: Spotify, iTunes dhe Apple Music, albumi “Diamonds & Dancefloors” ka arritur të shënojë shifra të larta klikimesh që në ditët e para të publikimit.

Albumi ka gjithsej 14 këngë të zhanreve të ndryshme, ku mes tyre janë edhe hitet “A Milion Dollar Baby” dhe “Maybe You’re The Problem”.