Aleksandër Vuçiq, ndërprenë bisedimet me Kosovën pas vrasjes së Oliver Ivanoviq
Delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet që pritej të nisnin sot dhe se ata do të kthehen me urgjencë në Beograd për shkak të vrasjes së liderit serb të SDP-së në Mitrovicë të Veriut, Oliver Ivanoviq, transmeton Indeksonline.
Gazeta serbe “Telegraf.rs” thotë se delegacioni i Serbisë i ka ndërprerë bisedimet në Bruksel, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.
Vuçiq ka caktuar sot për në orën 12 takimin urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë ndërsa në orën 13 do t’u drejtohet mediave./Indeksonline/