15:45 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aleksi gënjen për hava, nuk ka turp

Shkruan: Agim Muhaxheri

Pa kokërr turpi tallet me popullin shqiptar, i fyen viktimat e Reçakut. Ambasadorin amerikan William Walkerin e quan mashtrues, hoštapler. Sipas tij, masakra në Reçak është trillim i terroristëve shqiptar, krim i fabrikuar. Për këtë mizori, para 18 vitesh, është dënuar polici serb. Aktgjykimi kundër tij gjendet në arkivën e OKB-së.
—————————————————————
Zotërinjtë e Beogradit nuk i ka lëshuar anestezia. Vajtojnë Kosovën, hedhin baltë mbi popullin shqiptar.
Nuk qajnë kokën se po bëhen gazi i botës.
Gënjejnë për hava, thuase bota e qytetëruar nuk di për gjenocidin në Kosovë të kryer nga kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviqi.

I pari i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi mori guximin ti fyej viktimat e Reçakut. Masakrën para 21 vitesh ta quaj trillim i terroristëve shqiptar, krim i fabrikuar. Shprehu urrejtjen edhe ndaj ish – shefit të OSBE-së, ambasadorit amerikan William Walkerin, të cilin e quajti mashtrues, hoštapler.
Zotëriu shkeli në “mina”, hyri në zonën kriminale. Kundër tij në Prishtinë bëhet kallëzimi penal për veprën penale – Nxitje të urrejtjes kombëtare… Me të do të merret Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
I doli në mbrojtje qatipit të tij Ivan Todosijeviqit, i cili për të njejtën gënjeshtër, u dënua me 2 vjet burg.

Ivani e Aleksi thanë: Masakra në Reçak është trillim i terroristëve shqiptarë… Për masakrën në Reçak, me 15 vjet burg ishte dënuar polici serb Zoran Stanojeviq, më 18 qershor 2001. Procesin e Stanojeviqit e ndoqa për gazetën “Rilindja”. Raportin e kam titulluar “Stanojeviq, i akuzuar për krime në Reçak, u dënua me 15 vjet burg”.

Këtij tipi ia bënë gjyqin gjyqtarët e Unmik-ut. Kryetarja e trupit gjykues të të treve ishte polakja Agnjeshka Klonovjetska Milard, ndërkaq mbrojtësi i të akuzuarit, avokati nga Prishtina- Zhivojin Jokanoviq.
Aktgjykimi për këtë proces është hartuar në tri gjuhë, shqip, anglisht e serbisht dhe ai gjendet në Ist River, ku e ka selinë OKB.

Aleksi le të fotografohet me këtë akgjykim të formës së prerë.
Një gjë dihet. Slobodan Milosheviqit në Tribunalin e Hagës i është bërë gjyq edhe për masakrën në Reçak.
Sigmund Freud në librin e tij “Psikopatologjia e jetës së përditshme” (1904) serbët i ka quajtur të paturpshëm (“drskih Srba”).

P.S. Faksimilja e raportit të publikuar në të përditshmën “Rilindja”, më 19 qershor 2001.

No photo description available.