12:15 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Alex Rodriguez hap llogari të rreme, në Instagram, për t’i ndjekur vajzat e tij

I fejuari i Jenifer Lopez, Alex Rodriguez sic duket është një baba i bezdisshëm për vajzat e tij Natasha, 14 vjeçe dhe Ella, 11 vjeçe.

Alex Rodriguez, ka zbuluar se ai ka një mënyrë të re për të mbajtur në vëmendje dy vajzat e  tij, duke krijuar një llogari të rreme, në Instagram, për t’i ndjekur ato, percjell Indeksonline.

Ish- lojatari i bejsbollit, 44 vjeç, pohoi se vajzat e tij s’e lejojnë atë për t’í ndjekur llogaritë e tyre në mediat sociale, kështu që ai tha se i është dashur të krijonte një llogari të rreme.