17:58 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Lukaku-Sanchez kujdesën për fitoren e radhës të United [Video]

Manchester United ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme që e mban në vendin e dytë të tabelës në Premier Ligë.

“Djajtë e Kuq” kanë mposhtur me rezultat 2-0 skuadrën e Swanseas.

Goli i parë erdhi në minutën e 5-të me anë të Romeo Lukakut, i cili u asistua nga Sanchez.

Sanchez u përkujdes për golin e dytë të ndeshjës dhe të fundit, duke shënuar në minutën e 20-të.

Me këtë fitore United numëron 68 pikë dhe gjindet në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Liverpool është një pozitë më poshtë, e që ka 66 pikë. /IndeksOnline/

Temat: