20:13 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ali Ahmeti: Rrudhat e Demaçit ishin hartë e mundit shekullor të kombit

Pas lajmit se ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe i burgosuri politik, Adem Demaçi, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, në Maqedoni, Ali Ahmeti, i ka shprehur ngushëllime familjes Demaçi dhe shqiptarëve.

“Frymëzimi jonë, simboli i rezistencës kombëtare, themeli i pavarësisë, shëmbëlltyra e përpjekjeve të gjeneratave të tëra për liri na la në moshën 82 vjeçare”, ka thënë Ahmeti.

“Vepra yte Bac, shembullore. Kontributi yt, i përjetshëm. Kujtimi për ty, i pashuar. Rrudhat e tua, hartë e mundit shekullor të kombit”, ka shtuar ai.

“Dheu i Kosovës yte që e mbaje mbi shpatulla me dekada të tëra, nga nesër do ta kesh mbi gjoksin tënd krenar”, është shprehur Ahmeti.

“Ngushëllime familjes, miqve dhe çdo shqiptari për këtë vigan. Lavdi për jetë të jetëve”, përfundon mesazhi i Ahmetit.

Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare pas një sëmundje të rëndë nga e cila po vuante.

Ai ka qenë i burgosur politik për 28 vjet gjatë jetës së tij dhe më pas u bë I njohur si “Mandela i Ballkanit”.