17:03 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Alice dhe Morata ‘ndajnë’ binjakët (Foto)

Modelja Alice Cambello dhe futbollistit spanjoll Alvaro Morata, u bënë prindër për herë të pare të binjakëve Alessandro dhe Leonardo, shkruan Indeksonline.

Ata herë pas here publikojnë fotografi me binjakët, të cilët janë fryti  i dashurisë së tyre. Një pamje të ëmbël e ka postuar së fundmi Alice, ku eleganca dhe dashuria e prindërve të rinj ‘ndan’ edhe binjakët, duke mbajtur njëri njërin djal, tjetri tjetrin.

Çifti duken mjaft simpatik, duke i shprehur dashurinë dhe respektin njëri-tjetrit. Tani në fotografitë e tyrë të bukura kanë zënë vend edhe binjakët, të cilët kanë dashurinë e madhe të babit dhe mamit.

Epo kur nga një pako e dhuratës, bekohesh me 2 në 1, kështu kompletohet edhe mozaiku familjarë, ku secili prind mban në krahë nga një djal në të njëjtën kohë./Indeksonline/.