16:00 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Alisher Usmanov thyen heshtjen pasi pranoi ofertën për shitjen e aksioneve tek Arsenali

Stan Kroenke është një hap më afër që t’i blejë aksionet e Alisher Usmanov, pasi oferta e tij prej 550 milionë funtesh është pranuar nga miliarderi rus.

Biznesmeni amerikan, Kroenke aktualisht ka 67% të aksioneve tek Arsenali, teksa ai ka kërkuar t’i blejë edhe 30.04% të aksioneve të Usmanov, transmeton IndeksOnline.

Usmanov ka konfirmuar në një intervistë me Asosiacionin e Shtypit të Sportit se ai e ka pranuar ofertën e Kreonkes , por ai nuk ka dhënë detaje më tutje.

Këto zhvillime nuk janë pritur aspak mirë nga tifozët e Arsenalit, teksa kjo është bërë vetëm tri ditë para fillimit të sezonit të ri në Premier League.

”Ne në KSE, jemi duke lëvizur përpara me këtë ofertë duke marrë 100% të pronësisë së klubit. Ne e vlerësojmë dedkimin e Usmanovit për Arsenalit”.

Ndërsa, Usmanov tha: ”Unë kam vendosur që t’i shesë aksionet e mia tek Arsenali, pasi që kjo do të jetë më e mira për klubin, i cili mund të jetë më i miri në botë”.

”I dëshiroj të gjitha të mirat dhe sukseset këtij klubi fantastik”./IndeksOnline/