Alissoni bëhet prift, pagëzon Firminon dhe gruan e mesfushorit të Manchesterit
Alisson Beckeri duket se po kthehet nga portieri në prift, pasi së fundi ka pagëzuar gruan e shokut të tij, Fredit, Monqiue Salum.
Ai kreu pagëzimin e gruas së yllit të Manchesterit në një ceremoni prekëse në vendlindjen e tij, shkruan Indeksonline.
Përveç Monqiues, Alissoni ka pagëzuar edhe shokun e tij të skuadrës, sulmuesin Roberto Firmino.
Kjo do të thotë gjithashtu se ai tani ka realizuar më shumë pagëzime këtë vit se sa ka pranuar gola për Liverpoolin.
Braziliani ka marrë vetëm një gol në vitin 2020, në fitoren 2-1 kundër Wolves. /IndeksOnline/