17:19 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Aliti me Kolollin përballë Zhegrovës, Bunjakit e Kasamit

Sonte me fillim nga ora 18:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Zurich dhe Baselit, duel ky në kuadër të xhiros së katër në Superligën e Zvicrës.

Në ndeshjen e sotme nga radhët e Baselit nga minuta e parë do të jenë edhe tre futbollistë shqiptarë, ku tekniku Sforza ka vendosur për Zhegrovë, Bunjakin dhe Kasamin, shkruan IndeksOnline

Ndërsa në bankë rezervë do të jenë edhe dy futbollistë të tjerë me prejardhje shqiptare, Tician Tushi dhe Albian Hajdari.

E nga radhët e Zurich nga minuta e parë fillojnë, Fidan Aliti dhe Benjamin Kololli, në rezervë është Kryeziu.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave./IndeksOnline/